Topi: Prioritet integrimi. Të plotësojmë kriteret

Oct 17, 2011 | 13:24
Presidenti Bamir Topi

KUCOVË- Presidenti Bamir Topi ka kërkuar angazhim dhe kontribut serioz të të gjithëve për integrimin e vendit në BE dhe plotësimin e axhendës së kërkuar.

Deklarata është bërë në Kucove, ku Topi ka qenë i pranishëm në ceremoninë  e përurimit të bustit të inxhinierit polak të gjeologjisë, Prof. Stanisllav Zuber dhe ceremonisë së dekorimit të tij. Ai nuk ka preferuar të vijojë luftën e replikave në distancë për shkak të debatit me kryeparlamentaren Topalli, së fundi për cështjen e gjuhës.

Sipas tij, të gjithë së bashku duhet të punojmë me shumë përkushtim për këtë agjendë për t’iu përgjigjur, secili në institucionin e tij, por edhe të gjithë së bashku asaj që ka thënë edhe Komisioni i Bashkimit Evropian.

“Sot jemi në Kuçovë për të përuruar monumentin dhe për të dekoruar një figurë të madhe të popullit polak, që dha kontribut të jashtëzakonshëm edhe për popullin shqiptar, për shkencën shqiptare të gjeologjisë. Në këtë mjedis, ka shumë figura të rëndësishme, por ka edhe shumë popull nga Kuçova. Sot është ditë e hënë. Presidenti ka filluar një veprimtari intensive që i takon javës dhe ju siguroj që gjatë javës do të kem një agjendë shumë të ngarkuar, e cila vijon nga detyrimet institucionale të Presidentit, por edhe në vijim të asaj agjende integruese për Shqipërinë, të cilën besoj se duhen ta kenë të gjitha institucionet”- tha Topi.

© Panorama.al

Te lidhura