Topi dekreton ligjin për “varrezat e makinave”

Oct 18, 2011 | 18:16

Presidenti, Bamir Topi ka dekretuar sot shpalljen e ligjit  nr. 10 464, datë 29.9.2011, apo njohur ndrysh edhe si ligji për varrezat e makinave. Zyra e presidentit njofton se Topi në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekreton shpalljen e ligjit nr. 10 464, datë 29.9.2011 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.3, datë 7.9.2011, të Këshillit të Ministrave “Për heqjen e mjeteve motorike, të rimorkiove, si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit, që ndodhen pranë rrugëve kombëtare””.

Në fund të shtatorit maxhoranca miratoi pa opozitën aktin normativ për ‘varrezat e makinave’. Pas shumë debatesh në Kuvend, akti ne fjalë është miratuar me votat e maxhorances, me 71 vota pro dhe 60 kundër.

Opozita ishte shprehur kundër këtij akti, duke kërkuar rishikimin e tij.

Ndërkaq, kreu i shtetit ka dekretuar edhe ligjin “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”.

© Panorama.al

Te lidhura