Topi, apel për dialog: Klima po ndryshon për mirë

Nov 11, 2011 | 12:45

POGRADEC- Kreu i shtetit, Bamir Topi ka përsëritur nga Pogradeci apelin drejtuar klasës politike për dialog mes tyre, duke shprehur optimizmin se ai do të shihet së shpejti.

“Përsëris thirrjen që dialogu politik të nisë sa më shpejt, ndërsa kam bindjen se dialogun do e shohim së afërmi”, tha presidenti, duke shtuar se ka predispoziten te ndihet optimist, vecanerisht per reformen zgjedhore.

Ai ka kërkuar nga politika që të dialogojnë për të gjetur sa më shpejt zgjidhje për Gjykatën Administrative, përtej interesave politike, e krahas kësaj edhe nisja e punës për Avokatin e Popullit.

© Panorama.al

Te lidhura