Topalli pret kreun Kushtetueses së Kosovës: Bashkëpunim

Apr 19, 2011 | 13:49

TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka pritur sot ne nje takim  anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe  Kryetarin e saj, zoti Enver Hasani.

Gjate takimit u vleresua bashkepunimi dypalesh dhe u theksou domosdoshmeria e thellimit te tij. Topalli u shpreh se Parlamenti i Shqipërisë ka ndërmarrë reforma thelbësore për konsolidimin e  integritetit, pavarësisë dhe profesionalizmit, të sistemit gjyqësor. “Mbajtja për herë të parë të seancave “Hearing” në Komisionin parlamentar të Ligjeve, me kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, si dhe votimi nominal, i hapur në seancën plenare, për miratimin e anëtarëve, përbën një progres të rëndësishëm”- tha Topalli.

Ajo cilesoi shume te rëndësishme ne sistemin e drejtësisë “ndryshimet e guximshme”, pra reformat në këtë fushë.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës,  ndër të tjera theksoi se precedentët dhe vendimet e të dy Gjykatave, janë një bazë e mirë eksperience, për zhvillimin e mëtejshëm të jurisprudencës në Shqipëri dhe Kosovë.

Në takim merrnin pjesë dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë Bashkim Dedja, si dhe anëtarë të kësaj Gjykate.

© Panorama.al

Te lidhura