TIRANË- Vetëm pak pas miratimit të ngritjes së komisioneve për reformën zgjedhore, atë parlamentare dhe axhendës për ligjet me 3/5, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka përshëndetur palët për vullnetin e treguar. Në një konferencë për shtyp, kryeparlamentarja Topalli përgëzoi dy forcat politike të cilat sipas saj morën përgjegjësinë e tyre duke miratuar ngritjen e komisioneve.
“Dua të harroj debatin e 2 viteve dhe të përgëzoj palët që arritën të marrin përgjegjësitë e tyre dhe shpresoj që ligjet me 3/5 të shqyrtohen dhe të miratohen në kohën e duhur. Shpresoj që mirëkuptimi që është arritur sot do të jenë në themel të këtij komisioni” tha ajo.











