Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shprehu sot angazhimin e saj për të nisur sa më parë punën për reformën zgjedhore.
Në takimin që Topalli pati me delegacionin e përbashkët të Komisionit të Venecias dhe ODIHR, tha se “Puna për reformën zgjedhore duhet të nisë sa më parë. Që në fillim të këtij sesioni parlamentar, ftesa ime si Kryetare e Kuvendit ka qenë e hapur për të nisur nga puna pa humbur kohë. 53 rekomandimet e ODIHR-it janë reforma zgjedhore. Mazhoranca është shprehur e gatshme, jo vetëm të nisë nga puna në një komision të përbashkët parlamentar, por edhe të japë votën e saj për propozimet e opozitës, të bazuara në rekomanimet e ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, pas verifikimit nga këto të fundit.
Reforma vazhdoi më tej ajo, është gjithnjë në kalendarin e opozitës, duke shtuar se, shpreson që opozita t’i përgjigjet sa më parë ofertës për të ngritur Komisionin ad-hoc për reformën zgjedhore.
Edhe Sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Markert, theksoi se reforma zgjedhore është një proces parlamentar që duhet të bëhet përmes një komisioni parlamentar.
“Puna për këtë reformë duhet të nisë sa më parë.”- th ai.
© Panorama.al











