TIRANE- Pas debatesh, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 68 vota pro projektiligjin qe lidhen me çështjet e pronësisë së tokës bujqësore.
Opozita abstenoi, ndërsa tre deputetë, përfshirë dhe kreun e PR-së, Fatmir Mediu, votuan kundër pr/ligjit. Mediu e ka vlerësuar këtë nismë si antikushtetuese, ndërsa ka theskuar se ky pr/ligj nuk zgjidh çështjen e pronave
Seanca u shoqerua me debate pozite- opozite per projektiligjin qe lidhen me çështjet e pronësisë së tokës bujqësore. Ne shqyrtim jane një shtese në ligjin “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, të p/ligjit “Për përfundimin e procesit të kalimit në pronësi përfituesve të tokës bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore”, si dhe të disa ndryshimeve në ligjin “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”.
Opozita eshte deklaruar kunder tyre, duke akuzuar qeverine per papergjegjshmeri ne zgjidhjen e çeshtjes se pronesise, e ne menyre te veçante per ate qe e quan grabitje te prones ne bregdetin e jugut.
Sipas deputeteve te PS, ligji “Për plotësimin e dokumentacionit të pronësisë së përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore”, ka qëllim në vetvete përjashtimin nga e drejta e njohjes së pronësisë mbi tokën për sa më shumë familje, gjë që sipas të majtëve veç do ta ndërlikojë më tej çështjen e pronave, bashkë me problemet sociale që bart me vete.
© Panorama.al











