Tjetër protestë në Durrës para bashkisë, qytetarët të pakënaqur me përballimin e përmbytjeve nga autoritetet

Jan 9, 2026 | 18:18

Sot para Bashkisë Durrës u zhvillua një protestë tjetër, ku qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre për menaxhimin e situatës nga bashkia.

durres

Protestuesit thanë se do t’i bashkohen shqetësimit mbarëqytetar qe kanë shkaktuar përmbytjet në Durrës.

Edhe pse reshjet e shiut pothuajse kanë ndaluar, uji akoma nuk është larguar nga disa zona. Situata më kritike paraqitet në Njësinë Administrative Sukth dhe Katund i Ri, ku lumi i Erzenit ka dalë nga shtrati dhe një pjesë e banorëve është evakuuar.

Qytetarët kërkuan veprime më konkrete dhe të menjëhershme nga institucionet për të parandaluar dëmet në banesa dhe biznese.

© Panorama.al

Te lidhura