“T’iu sekuestrohen pasuritë dhe t’i jepen popullit”- Banorja nga Durrësi: Dua t’i shoh Ramën dhe Berishën jo në burg, por zvarrë

Jul 12, 2026 | 20:48

Një grua nga Durrësi foli sot në protestën e 43-të qytetare kundër qeverisë Rama.

tid projekte

Ajo u shpreh se shtëpia e saj preket nga projekti TID dhe po i merret nga qeveria dhe AADF.

Ajo akuzoi Ramën dhe Berishën për zvarritjen 36 vite në gjykata, duke thënë se pasuritë e tyre duhen sekuestruar dhe ndarë popullit.

Banorja e Durrësit: Saliu na gënjeu. Na mori vota dhe nuk na dha pronat. Kemi 30 vjet në gjyqe. Qershia mbi tortë është shtëpia ime dhe duan të ma marrin me projektin TID ku hyn shoqëria amerikane ku fshihen gjithë prapaskenat e ndyra. Projekti TID është e pabazuar. Një kryeministër që merret me problemet personale ça mund të presim nga kjo qeveri. Dua ti shoh jo në burg, por zvarrë Edi Ramën dhe Sali Berishën dhe të merren gjithë pasuritë. T’iu sekuestrohen gjithë pasuritë. T’i jepen popullit. Poshtë Saliu, poshtë Edi Rama. Zvarrë dhe fëmijët e tyre të vuajnë si fëmijët tonë.

© Panorama.al

Te lidhura