Aktivisti Andi Tepelena deklaroi protestën e sotme të 43-të, se nesër të hënën, do depozitohet në SPAK kallëzimi për drejtorin e Policisë, Skënder Hitës.
Kjo pas konferencës së këtij të fundit ku tha se po hetohen review online ndaj bizneseve të lidhura me qeverinë.
Andi Tepelena: Nesër para SPAK do i përgjigjem me kallëzim penal drejtorin e policisë, për shpërdorim detyre. Ftoj çdo qytetar që mendon se duhet mbrojtur liria e shprehjes të vijë dhe të firmosë. Nuk kemi frikë atë dhe Lucën apo kapter Ramiun.
© Panorama.al












