Aktivistja Luçiana Kokaj në nisje të protestës së së 43-të u shpreh se asnjë nuk e kishte menduar se do zgjaste kaq shumë.
Ajo shtoi se qytetarët nuk largohen nga sheshi pa rikthyer dinjitetin në vend.
Luçiana Kokaj: Askush nuk mendonte se do qëndronim kaq gjatë. Ne duruam 85 vjet këtë sistem ,grabitje dhe zhvatje. Çfarë janë 43 ditë në jetët tona. Të vazhdojnë derisa Shqipëria të fitojë dinjitetin. Nuk ka verë, botëror pushime verore që largojnë shqiptarët nga sheshi. Ju bëj thirrje të jeni çdo ditë e më shumë, Shqipëria ka nevojë për ne. Fëmijët tanë të rriten me dinjitet në tokën e tyre. Qeveria na ka sulmuar që ditën e parë, si agjentë dhe duke u marrë me secilin prej nesh, asnjë manovër nuk na largon nga e drejta jonë për të mbrojtur atdheun tonë. Jam shumë e lumtur që çdo ditë shikoj këtu rini, familjarë që nuk tremben nga asgjë për të mbrojtur Shqipërinë.
© Panorama.al












