Një qytetar që mori pjesë në protestën e sotme në Sheshin “Skënderbej” ka treguar arsyet që e kanë shtyrë të dalë në tubim, duke vënë në qendër shqetësimin për të ardhmen e fëmijëve dhe gjendjen sociale në vend.
Në një prononcim për News24, ai tha se arsyeja kryesore e pjesëmarrjes së tij në protestë lidhet me dëshirën që fëmijët e tij të rriten në Shqipëri dhe të mos detyrohen të largohen jashtë vendit.
“Kam dalë në protestë për fëmijët e mi, se dua t’i rris në Shqipëri. Nuk dua të marrim rrugët e botës! Të gjithë shqiptarët e ndershëm duhet të mblidhen këtu, këtu i gjejmë shqiptarët e ndershëm dhe pa interes. Vetëm për të drejtat tona dhe të kombit tonë, ndaj kam dalë sot në protestë”, u shpreh qytetari.
Më tej, ai kritikoi situatën politike dhe sociale në vend, duke përmendur korrupsionin dhe krimin si disa nga problemet kryesore që, sipas tij, ndikojnë jetën e përditshme të qytetarëve.
“Përballem me pafund problematika. Arsyeja kryesore është korrupsioni që po na varros përditë, krimi që na rrethon përditë. Të gjitha partitë pa përjashtim na i kanë lënë gjërat rrëmujë”, deklaroi ai.
© Panorama.al












