Vijoi edhe sot protesta mbarëqytetare kundër qeverisë së Edi Ramës.
Një e moshuar foli për News24 para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej, teksa u shpreh se Rama ka shkatërruar të gjitha parqet dhe lulishtet për të bërë kulla, ndërsa kritikoi edhe 4 mln eurot për koncertin e Kanye West.
E moshuara: Arsyeja ka shumë. Më e fortë për padrejtësitë që na bëjnë. Rama kur foli me të rinjtë tha mbolli 5 mln pemë. Ato i preu të gjitha, i bëri pallate. Tha keni ujë të pijshëm. Jo e kemi me orar dhe kur nuk punon pompa nuk ka ujë. Lumenjtë po thahen se po i marrin oligarkët. Zjarret po djegin tokat. Shteti mban përgjegjësi dhe globalistët. Kemi dalë të protestojmë, Rama nuk ikën me fjalë. Rama ikën, ka krah të ngrohta. E mbron Sorosi, Amerika. Nëse Amerika i jep ok të largohet. Nuk kemi asnjë lloj aktivitet, shoqatë grupe sociale, nuk ka asnjë gjë. As guida. Na kanë lënë në mëshirë të fatit. Nuk ka më as lulishte. Gjitha lulishtet parqet i prishi dhe i bëri kulla. Po na merr oksigjenin. Do që të vdesim.
Bonusin e dha për të na bërë qejfin, që mos shkoni në protesta se po ju ndihmoj. Duhet ta na jepte që në mars. Ai gjithnjë na i ka marrë ato bonuset. Ai nuk i do shqiptarët. Ai i lëpihet të huajve, ky këngëtari që erdhi, 3000 punëtorë do e heqin sërish stadiumin. Ku shkojnë ato lek që paguhen? Ku i gjen ai? Për ata ka. Por për ne që vuajmë nuk ka.
© Panorama.al












