Edhe sot mijëra vetë u mblodhën të protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Një artist këngëtar foli për News24, teksa tha se shqiptarët tashmë janë zgjuar dhe po dëshmojnë se duan një Shqipëri të re.
Këngëtari: Shqiptarët po dëshmojnë që duan një Shqipëri të re ku skemat e politikës së vjetër nuk funksionojnë më. Ka ardhur koha për një ndryshim total të ndërgjegjes në radhë të parë. Kjo dëshmohet përmes protestës. Sot dita e 43, dëshmi e gjallë. Shqiptarët janë zgjuar nga gjumi. Ka vështirësi, rrugëtim i gjatë por jemi të fortë.
Si çdo sektor dhe arti është në vështirësi, sepse arti dhe sporti janë ata që dëmtohen të parët kur ka probleme. Rriten të fundit kur shtetit ngrihet. Them që me ardhjen e protestës kam vënë re që shumë kolegë janë më entuziastë për atë që i pret në të ardhmen. Ndihet se do ketë meritokraci shumë shpejt. Nuk do pushtohem skenat nga pseudomuzikantë që dalin bëjnë karrierë prej lidhjeve politike. Meritokracia dhe ata që punojnë me zemër do kenë publikun e tyre. Sot është e vështirë të kesh publik të ndershëm, ndershmëria në art dhe politikë është shumë e rëndësishme.
© Panorama.al












