“Balluku e para në burg, hajdutja ekstreme”- Banorja e Durrësit: Ajo ka vjedhur gjithë Shqipërinë! Kryeministri do të më marrë shtëpinë! Rama ik, Belinda ik

Jul 12, 2026 | 20:20

Një banore e Durrësit shtëpia e së cilës preket nga projekti TID, foli në protestën e 43-të para Kryeministrisë.

durrsakja

Ajo akuzoi Ramën, Ballukun dhe Emirjana Sakon për marrjen e shtëpisë së saj dhe jo vetëm me të padrejtë

Banorja e Durrësit shtoi se Balluku është hajdutja më e madhe e Shqipërisë.

Banorja e Durrësit: Ajo në burg, ajo ka firmosur për Drrësin, Vlorën dhe të gjithë Shqipërinë, ajo është hajdutja ekstreme. I duket habi se do lodhet ky popull. Jo do ndizemi më keq. Për të drejatt tona, për fëmijët tanë. Kam fëmijë e mbesa asnjë nuk largoj në emigrim. I dua këtu. Do të më marri shtëpinë ky në mes të Durrësit. Ekspertiza ma ka nxjerrë 420 mijë euro. Hajdut! Edhe pa pikë turpi kryebashkiakja thotë 47 mln i ke tamam. T ëmë gjejë nevojtore 47 mln. Shtëpinë time nuk e lëshoj. Flas në emër të durrsakëve. Është manjak do vila me lek. Ia jep bandave, kush e lë këtë. Unë nuk e lë. Ju bëj thirrje, vij nga Durrësi, i madh dhe i vogël të mos më rrinë në lokale. O janë bija të këtyre ose nuk kanë gjak në deje. Ne kemi gjak shqiptar, ama Ramën nuk e duam. Rama ik, Belinda ik. Belinda ka vjedhur gjithë Shqipërinë.

© Panorama.al

Te lidhura