Tiranë, vritet me sende të forta një 30- vjeçar

Oct 18, 2011 | 18:32

UPDATE- Një 30- vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është goditur me sende të forta. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Sauk të Vjetër, në periferi të Tiranës, ku viktimë ka mbetur shtetasi Vilson Përleka, ndërsa si autor i vrasjes është identifikuar, Erald Sina.

Policia tha se ka arrestuar dy persona te perfshire ne konflikt, ndersa i dyshuari si autor i ngjarjes eshte shpallur ne kerkim pasi eshte larguar nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk janë plotësisht të qarta motivet e ngjarjes, ndërsa thuhet se shkak për zënkën mes dy të rinjëve është bërë një sherr banal për gërvishtjen e makinës.

 

© Panorama.al

Te lidhura