Disa nga lagjet e Tiranës do të kenë sot kufizime të energjisë elektrike për shkak të zëvendësimit të një transformatori. Sipas kompanisë “CEZ Shpërndarje”, transformatori i fuqisë në nënstacionin 35/6KV Dinamo, do të zëvendësohet sot dhe për shkak të punimeve në këtë pikë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa nga zonat e kryeqytetit, të tilla, si: Fusha e Aviacionit, rruga “Babë Rexha”, Lapraka, rruga “Prokop Myzeqari”, si dhe Fakulteti dhe konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit. Kufizimet e energjisë do të bëhen në harkun kohor 06:15-10:00. Ndërkaq, sipas CEZ Shpërndarjes, kufizime do të ketë edhe në një orar të dytë, 10:00-14:00, por kjo për disa zona të tjera, si rruga “Jordan Misja”, rruga “Siri Kodra” dhe zona e Stacionit të Trenit, edhe këto si rrjedhojë e punimeve në rrjet.
Zonat
Fusha e Aviacionit
Rruga “Bab Rexha”
Lapraka
Rruga “Prokop Myzeqari”
Fakulteti dhe konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit
Rruga “Jordan Misja”
Rruga “Siri Kodra”
Stacioni i Trenit











