Tiranë, sekuestrohen 120 kg kanabis, 4 në pranga

Oct 30, 2011 | 10:16
Foto Ilustruese

TIRANE- Policia e Kryeqytetit, në kuadër të operacionit “Hallouin” ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 120 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, si dhe ka vënë në pranga katër shtetas si posedues dhe shpërndarës së saj.

Policia njoftoi arrestimin e shtetasve,  Shkelzen Kol Hajdari, 32 vjeç, banues në  Qafzotaj Durrës, i dënuar në shtetin grek për trafik lëndësh narkotike, Aleksander  Zef Kola (Dedukaj), 32 vjeç, banues në Dushnez Tropojë, i dënuar më parë në shtetin grek për trafik lëndesh narkotike, Eqerem  Kapllan Hoxha, 56 vjec, banues në  Qafzotaj Durrës dhe Maliq  Xhemal Memo, 54 vjec, banues në Shijak Durrës,

Kapja e tyre  është bërë e mundur në afërsi të fshatit Pezë Helmës në Tiranë, përgjatë momenteve të transportimit të lëndës narkotike prej 120 kg, me dy automjete, tip Mitsubishi Pajero.

Nga kontrolli në makinën “Mitsubishi Pajero”, u gjendën 19 thasë të mbushur me bimë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë  120 kg.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Shkëlzen Hajdari, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale  një armë zjarri pistoletë Zastava model- 54, me nje karikator dhe 9 fishekë.

© Panorama.al

Te lidhura