
TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu kane darkuar në një nga restorantet e Tiranës.
Siç raportohej, Rama dhe Arvizu kane qene të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, duke i dhënë kështu takimit një karakter më miqësor.
Gjithsesi, nuk ka informacione nëse kjo është një darkë miqësore apo mes Ramës dhe Arvizusë do të diskutohet edhe situata politike e ditëve të fundit.
Opozita dhe maxhoranca kanë shkëmbyer akuza në distanca gjatë ditës së sotme lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Rama i kërkoi edhe njëherë kryeministrit që të mos bënte shurdhin ndaj deklaratave të ndërkombëtarëve për një president konsensual. “Kryeministri bën shurdhin, do president për veten, nderkohe ne e duam për Republikën e Shqipërisë”- tha Rama.
Ndërkaq, Partia demokratike u kundërpërgjigj duke akuzuar Ramën se po tenton te bllokoje parlamentin, me synim bllokimin e marrjes se statusit kandidat.
© Panorama.al











