Basha fton opozitën të bashkëpunojnë për qytetin

Oct 12, 2011 | 17:28

TIRANE- Këshilltarët e opozitës braktisën mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak pavarësisht ofertës së bërë ngë kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Kreu i Bashkisë u ofroi këshilltarëve të opozitës që të merrnin kohën e duhur për të shqyrtuar dy akte te mbetura pa miratuar nga Keshilli.

Kreu i grupit të PS-së, nuk pranoi ofertën duke theksuar faktin se që në fillim të mbledhjes u shkell rëndë ligji dhe rregullorja.

“Ajo që ndodhi para se të vinit ju në këtë sallë, ishte një akt i shëmtuar, pasi në këtë sallë u ngritën kartona që nuk kishin marrë mandatin. I vlerësoj shumë për kapacitet e tyre, rolin e tyre në aspektin publik. Ne si grup pas një mbledhje që sapo bëmë vendosëm  të bojkotojmë mbledhjen”- u shpreh Aldrin Dalipi.

Dalipi tha se rendi i ditës nuk është marrë në kohë nga këshilltarët e PS-së, ndaj dhe nuk mund ta shqyrtojnë atë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha kërkoj që në fillim të mbledhjes mirëkuptim shtesë sa i përket rolit të opozitës ne Keshill.

“Unë i repektoj për atë që përfaqësojnë. Kërkoj që së bashku të respektojmë ligjin. Nuk kam asnjë iluzion që do biem për gjithçka dakord. Sot është dita që të japim një shembull se nuk jemi një ditë më para por një ditë më afër destinacionit evropian. Të ulim gjakrat. Të mundohemi të bashkëpunojmë”- iu drejtua Basha këshilltarëve opozitarë.

Këshilli Bashkiak, mbledhja nis me debate

Pas shumë debatesh këshilltarët e opozitës kanë braktisur mledhjen e Këshillit Bashkiak.

Mledhja e pare nisi mes debatesh. Kreu i Këshillit, Njazi Kosovrasti i njohu këshilltarët me rendin e ditës që pritet të diskutohet.

Këshilltari i PS-së, Aldrin Dalipi tha se njoftimi për mbajtjen e mbledhjes dhe rendin e ditës është në kundërshtim me rregulloren dhe ligjin, pasi njoftimi për mbajtjen duhet të ishte bërë 5 ditë përpara.

Dalipi tha se këshilltarët e PS-së kanë dërguar një kërkesë për një mbledhje jashtë rradhe në shtator, dhe nuk është pranuar, duke shkelur ligjin dhe rrgulloren.

Sipas Kosovrastit, kërkesa nuk ka qenë e mbështetur në rregullore dhe ligj, ndaj dhe është refuzuar.

Disa nga propozimet e sotme janë shpallja qytetarë nderi e kryeministrit të Kuvajtit dhe aktores Eliza Dushku, vendimi i rëndësishëm për ristrukturimin e administratës së bashkisë, propozimin për lehtësime të biznesit, ulje taksash, projekvendimin për hapjen e tenderit për segmentin Shkolla Teknologjike-Qendra Kristal dhe rrethrrotullimin e doganës.

© Panorama.al

Te lidhura