UPDATE- Në ambjentet e Galerisë së Arteve po zhvillohen homazhe në nder të arkitektit dhe diplomatit, Enver Faja i cili u nda nga jeta në moshën 77- vjeçare në një spital në Strasburg, pas një sëmundje të gjatë.
Homazhe po bëjnë krerët më të lartë të shtetit.
“Kemi humbur njërin prej intelektualëve më të cmuar që lindi dhe u rrit në këtë qytet të bukur, por vepra e tij kaloi përmasën e qytetit, sepse i shërbu Shqiërisë” Kështu e vlerësoi presidenti, Bamir Topi figurën e arkitektiti dhe diplomatit, Enver Faja.
Vepra e tij mbiztotëron kudo në Tiranë, tha Topi.
Presidenti, duke e quajtur profesor Fajën një figurë te ndritur, vlerësoi si veprën e tij më të madhe, ndërtimin e raporteve njerëzore me kolegët dhe miqtë.
Kryeministri, Sali Berisha i shprehu ngushëllimet familjes, ndërsa shtoi se bota intelektuale dhe shkencore shqiptare ka pësuar një humbje të rëndë, me ndarjen nga jeta të Enver Fajës.
“Enver Faja u nda nga jeta, por ka lënë mbrapa vepra të shkëlqyera, që e përfaqsojnë atë me dinjitet në memorien e miqve të tij dhe qytetarëve”- tha Berisha.
Ndërsa, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli tha se familja ka humbur njeriun e dashur. “I përulemi me respekt dhe nderim”- u shpreh ajo.
Faja, autoritet i veçantë në fushën e urbanistikës dhe arkitekturës, është autor dhe bashkautor i objekteve të rëndësishme si Muzeu Historik Kombëtar, Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tirane, Studimi i Qendrës në Vlorë, masterplani i Qytetit Studenti, ndërtesa e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, monumenti kushtuar Kuvendit të Lezhës, studimi urban i zonës industriale të Tiranës etj.
Enver Faja ka shërbyer edhe si diplomat, ambasador i Shqipërisë në Poloni ne vitet (1992-1996).
© Panorama.al











