TIRANË- PS-ja ende nuk ka deklaruar zyrtarisht se kush do të jetë kandidati i saj për Bashkinë e Tiranës. Edhe pse, në bashkëbisedimin e së premtes, kreu i PS-së, Edi Rama deklaroi se kandidati do të njoftohej sot (të hënën) ai ka evituar të thotë kandidaturën.
“Sot kisha nderin të prisja presidentin e Kosovës, Pacolli, që është gjithnjë i mirëpritur në bashkinë e Tiranës dhe për gjithë kënaqësinë e kësaj dite me diell, nuk dua ta mërzit Saliun me ndonjë lajm të keq”- ka thënë Rama.
Me gjithë insistimin e medias për të deklaruar një emër, Rama është larguar i buzëqeshur, pa dhënë përgjigje. Ne mbledhjen e grupit te PS, paraditen e sotme ishte folur se do te percaktohej kandidatura per bashkine, por pas mbylljes se saj, nuk eshte dale me ndonje deklarate zyrtare.











