Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Gjirokastër, ku një 15-vjeçar humbi jetën në një pishinë. Pas incidentit, policia ka arrestuar pronarin e kompleksit “Glow”, Ermal Koko.

Sipas autoriteteve, arrestimi është bërë në kuadër të hetimeve për të sqaruar rrethanat e ngjarjes tragjike.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se Koko akuzohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Prokuroria po verifikon nëse pishina plotësonte kushtet e sigurisë dhe nëse ishin marrë masat e duhura për raste emergjente.
Mësohet gjithashtu se i arrestuari është bashkëshorti i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e plota për këtë ngjarje
© Panorama.al











