Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, flakët vihen nën kontroll pas disa orësh

Jun 11, 2026 | 9:01

Një vatër zjarri u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure në fushën e mbetjeve në Vlorë, ku flakët përfshinë një pjesë të zonës së depozitimit.

zjarr ne fushen e mbetjeve ne vlore

Menjëherë pas sinjalizimit, në terren u angazhuan forcat zjarrfikëse dhe mjetet e emergjencës, të cilat punuan për disa orë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në sipërfaqe të tjera.

Zjarri u vu nën kontroll në orët e mbrëmjes, ndërsa situata aktualisht paraqitet e stabilizuar.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar nëse flakët janë shkaktuar nga temperaturat e larta apo nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

© Panorama.al

Te lidhura