Tirana ka fituar edhe në ndeshjen e dytë në grup, në tranfertë ndaj Laçit. Është sërish Bekim Bala ai që shënon golin e vetëm të ndeshjes. Po në këtë grup, Apolonia fitoi në Peqin ndaj Shkumbinit 4-3. Këtu ra në sy tripleta e sulmuesit fierak, Andi Ribaj. Në grupin B, Flamurtari më në fund merr një fitore, duke ruajtur të gjalla shpresat e kualifikimit. Sakaq, ka fituar edhe Pogradeci ndaj Kamzës, skuadër kjo që ka kryesimin e grupit me 4 pikë. Në grupin C, Skënderbeu vazhdoi serinë pozitive, teksa fitoi me Kastriotin, ndërsa Luftëtari mundi minimalisht Besën e Gugash Maganit. Në fund, në grupin D, vazhdon kriza e shkodranëve, të cilët nuk dinë të fitojnë as ndaj Bylisit. Sakaq, humbet edhe Dinamo ndaj Elbasanit. Kryeson këtë grup Vllaznia e Bylisi me nga 4 pikë, ndërsa Elbasani ka tri pikë.
Grupi A
Laçi-Tirana 0-1
Shënues: Bala 90′
Shkumbini-Apolonia 3-4
Shënues: Isaji 18′, Lluca 57′, A.Magani 66’/ Ribaj 6′, 10′, 35′, Pasha 46′
Renditja: Tirana ka 6 pikë, Laçi dhe Apolonia me nga 3 pikë, ndërsa Shkumbini, 0 pikë.
Grupi B
Flamurtari-Teuta 1-0
Shënues: Hysa 30′
Pogradeci-Kamza 3-1
Shënues: G.Çekiçi 59′, A.Çekiçi 68′, Jahaj 86′ (p)/ Oladatunji 90′
Renditja: Pogradeci ka 4 pikë, Kamza dhe Flamurtari nga tre pikë dhe Teuta, 1 pikë.
Grupi C
Skënderbeu-Kastrioti 2-0
Shënues: Tahirllari 42′,
Muzaka 86′
Luftëtari-Besa 1-0
Shënues: Shehaj 69′
Renditja: Skënderbeu në vend të parë me 6 pikë, Kastrioti dhe
Luftëtari nga 3 pikë dhe Besa, 0 pikë.
Grupi D
Vllaznia-Bylis 0-0
Dinamo-Elbasani 1-2
Shënues: Lala 78’/ Gava 38′ (p), Tafani 73′
Renditja: Vllaznia dhe Bylis nga 4 pikë, Elbasani tre pikë dhe Dinamo 0 pikë.











