Policia në Orange të Francës u përball me një pamje makabre kur zbuloi trupat e pesë foshnjave brenda shtëpisë së një çifti.
Sipas burimeve të cituara nga mediat franceze, policia zbuloi mbetjet e foshnjave në kuti kartoni gjatë një kontrolli në shtëpinë e çiftit.
Rasti doli në dritë një ditë pasi gruaja lindi një fëmijë të shëndetshëm.
Rrethanat që çuan në hetim nuk janë zbuluar ende dhe zyra e prokurorit të Carpentras nuk ka bërë një koment zyrtar.
© Panorama.al












