Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka publikuar së fundmi disa fotografi me djalin e saj, Daskanin, duke ndarë me ndjekësit momente të ëmbla nga përditshmëria e saj si nënë.
Në imazhet e postuara, artistja shfaqet mjaft e lumtur dhe e përkushtuar ndaj të birit, teksa duket se po shijon kohë cilësore në praninë e tij.
Ndërkohë, Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël dhe pritet të bëhet nënë për herë të dytë, një tjetër kapitull i rëndësishëm në jetën e saj personale.
© Panorama.al















