Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi hetimin e menjëhershëm dhe me përparësi nga Prokuroria, të denoncimit të ekspertit të IT, Gent Progni, i cili u kërcënua me jetë me thikë nga një person gjatë protestës te Kuvendi.
Ndërsa e konsideron një klimë frikësimi ndaj protestuesve dhe shkelje e ushtrimit të të drejtave kushtetuese, Bardhi apelon që organet ligjzbatuese të identifikojnë autorin dhe ta vendosin para përgjegjësisë penale.
“Denoncimi publik i aktivistit Gent Progni, sipas të cilit një person ka tentuar ta godasë me thikë gjatë protestës, është një ngjarje jashtëzakonisht serioze që kërkon reagim të menjëhershëm nga organet ligjzbatuese. Çdo pretendim për kërcënim ndaj jetës së qytetarëve që ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të protestuar duhet të hetohet me profesionalizëm, paanshmëri dhe pa asnjë vonesë. Një klimë frikësimi apo dhune ndaj aktivistëve dhe protestuesve është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet e një shteti demokratik”, shkruan Bardhi në reagimin e tij në rrjetin social ditën e sotme.
Në fund ai thekson se siguria e qytetarëve dhe e drejta për protestë duhet të mbeten të pacenuara.
“I bëj thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit të hetojnë me përparësi këtë denoncim, të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe të vënë para përgjegjësisë çdo person që rezulton i përfshirë. Siguria e qytetarëve dhe garantimi i së drejtës për të protestuar duhet të mbeten të pacenueshme”, përfundon deputeti demokrat.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
“Denoncimi publik i aktivistit Gent Progni, sipas të cilit një person ka tentuar ta godasë me thikë gjatë protestës, është një ngjarje jashtëzakonisht serioze që kërkon reagim të menjëhershëm nga organet ligjzbatuese.
Çdo pretendim për kërcënim ndaj jetës së qytetarëve që ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të protestuar duhet të hetohet me profesionalizëm, paanshmëri dhe pa asnjë vonesë. Një klimë frikësimi apo dhune ndaj aktivistëve dhe protestuesve është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet e një shteti demokratik.
I bëj thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit të hetojnë me përparësi këtë denoncim, të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe të vënë para përgjegjësisë çdo person që rezulton i përfshirë. Siguria e qytetarëve dhe garantimi i së drejtës për të protestuar duhet të mbeten të pacenueshme”.
© Panorama.al












