The Expendables 2, vdes një person në sheshxhirim

Oct 28, 2011 | 19:28

Një figurant i filmit “The Expendables 2” ka vdekur pas një shpërthimi në një nga skenat e filmit që po xhirohet në Bullgari.

Dy figurantë të tjerë, të cilët mendohet se janë kinezë janë plagosur. Aksidenti ndodhi ndërsa protagonistët Arnold Schwarzenegger, Sylvester Stallone dhe Bruce Willis ishin prezent. Në këtë kohë, po xhirohej një shpërthim në një varkë në një rezervuar në afërsi të Sofies.

Produksioni bëri publik lajmin duke shprehur keqardhjen nëpërmjet websitit zyrtar. Policia lokale ka hapur një investigim lidhur me incidentin.

“The Expendables 2”, i cili pritet të dalë në kinematë botërore në gusht të 2012-ës, ka për protagonist një kastë të jashtëzakonshme aktorësh, Arnold Schwarzenegger, Bruce Willis, Jason Statham, Dolph Lundgren, Liam Hemsworth, Jet Li, Chuck Norris dhe Jean-Claude Van Damme.

© Panorama.al

Te lidhura