Thaçi nuk kandidon për President: Respektoj mandatin

Oct 1, 2011 | 15:52

PRISHTINE- Duket se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është bërë i qartë më në fund, duke deklaruar prere se nuk e synon, për momentin, postin e Presidentit të Kosovës. .

“Unë kam kontratë me qytetarët që më kanë dhënë besimin në zgjedhje, dhe këtë kontratë si kryeministër i vendit e respektoj plotësisht”, ka thënë Thaçi, duke mbyllur mundësinë e kandidimit nëse zgjedhjet presidenciale mbahen vitin e ardhshëm.

Ai sërish ka kritikuar zyrtarët e Vetëvendosjes për rrëzimin e kamionit me mallra serbe, dhe ka pohuar se deputetë veç e veç të kësaj partie e kanë thirrur dhe i kanë dhënë përkrahje për planin për veriun.

Thaçi ka konfirmuar takimet me presidentin serb Boris Tadiq, por ka pohuar se kanë qenë të tjerë ata që janë ulur më afër tij, në kohën sa PDK-ja ka qenë në opozitë.

“Mos të kujtojmë tash edhe takimet e dikujt me Millosheviqin”, ka thënë Thaçi në një referencë të qartë për ish-presidentin Rugova. (Bota Sot)

© Panorama.al

Te lidhura