PRISHTINE- Forcat e KFOR-it nuk kanë mundur të largojnë barrikadat e vendosura në veri të Kosovës pasi kanë hasur në rezistencën e serbëve atje.
Komandant i KFOR-it, Erhard Drews, ka pranuar se paqeruajtësit të cilët u nisën të martën për në pikat kufitare, Bërnjak dhe Jarinje janë ndaluar nga serbët në barrikada dhe kjo e bën atë të zhgënjyer me serbët e atjeshëm.
Sipas Drews, qytetarët në veri të Kosovës nuk e kaluan testin, duke shtuar se, KFOR ka shtyrë ultimatumin deri të mërkurën mbrëma për heqjen e barrikadave. Nëse nuk do të respektohet ky ultimatum, atëherë nuk do tu jepet më kohë, ka thene Drews.
Ndërka, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi mësohet se ka kërkuar nga paqëruajtësit ndërkombëtarë që te zbatojnë sundimin e ligjit për të siguruar liri të lëvizjes në të gjithë territorin e Kosovës.
“Ne dëshirojmë të ndërtojmë një Kosovë më të mirë, për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie”- eshte shprehur Thaçi.
Komentet, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka bere gjatë një vizite në Vushtri.
© Panorama.al











