Falë një penalltie të realizuar nga kapiteni Arjan Sheta në minutën e 21-të të pjesës së parë, Teuta mundi Apoloninë në Fier, duke marrë kryesimin e Superiores e vetme. Për “djemtë e detit” kjo ishte fitorja e dytë në transfertë dhe e katërta në pesë javët e para, rezultate këto që i ngjisin ata në kuotën e 12 pikëve. Ndeshja ka qenë përgjithësisht i ekuilibruar, por ku diferencën e ka bërë vetëm penalltia. Sakaq, në fraksionin e dytë të lojës, vendësit, të drejtuar nga Dhimitër Papuçiu (Stavri Nica, trajneri i parë, nuk mund të qëndrojë në pankinë pasi është i dënuar nga Disiplina me tre muaj) u munduan që të gjente golin e barazimit, por sulmuesit fierakë ishin të pasaktë, kjo edhe falë lojës mjaft të mirë të mbrojtësve të Teutës. Humbjen e vetme të pësuar, Teutës ia ka shkaktuar Vllaznia, në atë fitore 3-1 në “Loro Boriçi”. Takimi i radhës për Teutën do të jetë ai që do të zhvillohet në Durrës me Skënderbeun, që aktualisht ndodhet në vendin e 10-të. Ndërsa në ndeshjen e zhvilluar dje në “Selman Stërmasi” midis Dinamos dhe Shkumbinit, 90-minutëshi tregoi edhe njëherë krizën që po kalon skuadra e drejtuar nga Faruk Sejdini. Takimi midis peqinasve dhe dinamovitve është dominuar nga Dinamo, por që s’kanë pasur qetësinë dhe qartësinë e nevojshme për të gjetur rrugën e rrjetës. Nga ana tjetër, Shkumbini ka arritur të mbrohet mirë dhe të marrë një pikë me shumë vlera në kryeqytet. Dinamo vazhdon të mbetet e fundit në klasifikim, me minus një pikë, duke mos fituar një ndeshje në gjashtë javë. Peqinasit gjenden në vendin e tetë, me shtatë pikë, duke lënë pas edhe ekipin kampion, Skënderbeun. Dy formacionet, të udhëhequra në fushë nga kapitenët me përvojë, Bekim Kuli i Dinamos dhe Roland Dervishi i Shkumbinit, prodhuan shumë pak lojë dhe grintë gjatë 90 minutave shumë të mërzitshme, aq sa e vetmja shfaqje ndodhi në tribuna, në minutën e 74-t, ku pati ndonjë replikë të tejkaluar midis tifozëve të paktë që ndodheshin në stadium.
Bylis-Kastrioti 0-1
Bylis-Kastrioti 0-1
Shënues: Plaku 10′
Tomori-Laçi 0-1
Shënues: Trajkoviç 35′ (p)
Sot, ora 14:00
Flamurtari-Pogradeci 2-0
Shënues: Hysa
Vllaznia-Tirana 2-2
Shënues: Sukaj 50′, Petroviç 60’/ Morina 76′, Duro 79′
Skënderbeu-Kamza 0-0
Dinamo-Shkumbini 0-0
Apolonia-Teuta 0-1
Shënues: Sheta 21′ (p)
Liga, Renditja
Nr. Ekipi ND F B H P
1. Teuta 5 4 0 1 12
2. Tirana 5 3 1 1 10
3. Kastrioti 5 3 0 2 9
4. Flamurtari 5 3 0 2 9
5. Laçi 5 2 2 1 8
6. Bylis 5 2 1 2 7
7. Vllaznia 5 2 1 2 7
8. Shkumbini 5 2 1 2 7
9. Apolonia 5 2 1 2 7
10. Skënderbeu 5 1 3 1 6
11. Pogradeci 5 2 0 3 6
12. Kamza 5 1 1 3 4
13. Tomorri 5 1 1 3 4
14. Dinamo 5 0 2 3 -1
SHËNIM: Dinamo, minus tri pikë për shkak të dënimit nga FIFA për mos dhënien e rrogave të kroatit, Dario Bodrusiç.











