“Tetova 2011”, hapet panairi i librit

Nov 16, 2011 | 9:23

TETOVË- Hapet sot në Tetovë hapet Panairi i Librit “Tetova 2011”, ku do të marrin pjesë dhjetëra shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe trevat tjera.

Panairi i librit organizohet për të dhjetën herë në Tetovë dhe tanimë ka marrë karakterin e një manifestimi tradicional kulturor, duke shtuar në këtë mënyrë edhe interesimin e lexuesit shqiptar në këto treva.

Edhe në këtë Panair katërditor pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i botuesve shqiptarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Panairi mbahet në ambientet e Qendrës Tregtare “Iliria Center” në Tetovë. (INA)

© Panorama.al

Te lidhura