Tërmeti në Turqi,Topi ngushëllon homologun Gyl

Oct 24, 2011 | 12:22
Gjate vizites se Gyl ne Shqiperi

TIRANË- Presidenti, Bamir Topi  ngushëllon homologun turk, Abdullah Gyl për humbjet njerëzore, pësuar nga tërmeti në pjesën lindore të Turqisë.

Përmes një mesazhi ngushëllues, Topi shpreh solidaritetin e popullit shqiptar me atë turk, duke uruar që pasojat e dëmeve të kapërcehen në një kohë sa më të shkurtër.

“Me hidhërim thellë mësova mbi dëmet e mëdha njerëzore dhe materiale në disa qytete pas tërmetit në pjesën lindore të Turqisë, ku humbën jetën mbi 200 qytetarë turq”- thuhet në mesazhin e Topit.

Ai  ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe të të humburve, si dhe të gjithë popullit mik të Turqisë. “Në këto çaste të vështira theksoj se populli shqiptar ndihet pranë jush dhe ndan dhimbjen tuaj për këtë fatkeqësi të madhe natyrore”- thuhet në mesazh.

Si pasoje e termetit te fuqishem, kryeministri i Turqisë ka thënë se numri i te vdekurve eshte 138 dhe 350 të plagosur. Me pas, disa media raportuan per shtimin e numrit te viktimave ne rreth 200.

© Panorama.al

Te lidhura