Të paktën 279 të vdekur dhe 1300 të plagosur ëhstë bilanci aktual I tërmetit me magnitudë 7.2 ballë që goditi të dielën Turqinë.
Sipas mediave turke, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar.
Banorët vazhdojnë të jenë ende të terrorizuar, pasi tronditjet vazhdojnë. Shumë qytetarë kanë fjetur jashtë shtëpive të tyre si pasojë e frikës. Organiztat botërore kanë ngritur tenda për tju ardhur në ndihmë të pastrehëve.
Liderë nga mbarë bota, përfshirë edhe presidentin amerikan, Barak Obama, kanë ofruar ndihmë, por kryeministri turk, Recep Tajip Erdogan, ka thënë se Turqia është në gjendjë ta përballojë vetë situatën tani për tani.
Azerbaxhani, Irani dhe Bullgaria, megjithatë kanë dërguar ndihmat e tyre.
© Panorama.al











