Tërbuni mund Partizanin, kampion i Kategorisë së Dytë

May 18, 2012 | 14:33

U luajt dje në “Selman Stermasi” finalja e Kategorisë së Dytë mes Partizanit dhe Tërbunit, skuadrat kryesuese të dy grupeve në përfundim të kampionatit, me pukjanët që kanë triumfuar pastër dhe në të gjitha drejtimet, 3-1. Të besuarit e presidentit Petrit Syla dhe të trajnerit Gentian Stojku janë kësisoj kampionë të Kategorisë së Dytë. Në prani të një numri të konsiderueshëm tifozësh nga të dyja skuadrat, ishin pukjanët që shënuan në fillim me anë të Çapjes në minutën e 15-të. Por, pas 6 minutash ka barazuar gjithçka Gjoka për Partizanin. Pjesa e dytë ka qenë edhe më e dyluftuar, por pukjanët janë më kërkues në këtë fraksion loje. Për të mbërritur në minutën e 55-të, kur Tërbunit i vijnë në ndihmë dy mbrojtësit e kuq: një top i futur tokazi në zonë nuk spastrohet nga mbrojtësit e Partizanit dhe fillimisht Verli, në përpjekje për ta nxjerrë topin jashtë e dërgon atë në shtyllën e portës së tij, prej nga devijohet drejt vijës fatale. Gafe edhe e Bojës, që del huq në përpjekje për ta larguar rrezikun dhe Tërbuni kalon në avantazh. Kur pritej reagimi i të kuqve vjen edhe goli i sigurisë për Tërbunin, i shënuar nga Kulli në minutën e 75-të.

Skeda
Partizani – Tërbuni 1-3

Shënues: Gjoka 212  / Çapja 152 , Boja 552  (autg), Kulli 752
Kartonë të verdhë: Sharra, Çoba
Partizani: Myrta, Tata (Çoba 802 ), Bleta, Verli, Batha, Gjoka, Alcani (Lleshi 562 ), Maho, Bozha, Bojas, Sharra (Xhesi 652 ). Trajner: Perlat Musta
Tërbuni: Miraka, Çeka, Çokaj (Mumajesi 922 ), Betkoviç, Dosti, Çapja, Rroça, Kurtaj, Pepaj (Mone 782 ), Kulli (Bardhi 902 ), Agastra. Trajner: Gentian Stojku
Gjyqtarë: Bardhyl Pashaj/ I.Tartari dhe Gj.Bori

© Panorama.al

Te lidhura