Përshkallëzohen tensionet para Kuvendit, ndërsa mbahet seanca plenare.
Protestuesit kanë hedhur thirrje dhe goditur me vezë e miell deputetët teksa hynin në Parlament.
Ata madje kanë hequr edhe barrierat apo gardhin metalik që kishte vendosur Policia, me qëllimin për të shkuar sa më afër godinës me protestën e tyre paqësore.
Por policia i është kundërpërgjigjur me forcë, spraj lotsjellës dhe makinën ujëhedhëse e cila është vendosur në hyrje të rrugës së Kuvendit.
© Panorama.al





















