Seanca plenare e cila ka nisur sot që prej orës 10:00 është shoqëruar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës.
Këtë herë deputeti i PD Klevis Balliu është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit Klodiana Spahiu.
Balliu ka kërkuar të marrë fjalën për procedurë, por nënkryetarja e seancës nuk e ka lejuar. Pavarësisht paralajmërimeve të Spahiut, Balliu u afrua drejt foltores për të marrë fjalën.
Në këtë moment ka ndërhyrë Gardës e Republikës.
Pas kësaj situate tensionuese, Spahiu urdhëroi 5 minuta pushim të seancës.
© Panorama.al












