Të premten bie në Tokë sateliti gjerman

Oct 20, 2011 | 12:09

Që nga e premtja e kësaj jave pritet rënia në Tokë e një sateliti tritonësh, sipas agjencisë aero-hapësinore gjermane, DLR. Sateliti ROSAT do të rihyjë në Tokë ndërmjet 21 dhe 24 tetorit, parashikojnë shkencëtarët, dhe mund të qëllojë kudo në tokë. Sipas agjencisë, ka mundësi 1 në 2000 që copat e satelitit të godasin ndonjë person. Copat përfshijnë edhe pjesë pasqyre rezistuese ndaj nxehtësisë. DLR ka paralajmëruar se sipërfaqen e Tokës mund ta arrijnë rreth 30 copa individuale, që peshkojnë në total rreth 1.6 tonë. Pasqyrat rezistuese të ROSAT në veçanti mund të mos digjen gjatë hyrjes në atmosferë dhe, copat që do të bien, do të jenë të mprehta dhe prerëse. Megjithatë, profesor Heiner Klinkrad i Agjencisë hapësinore europiane tha se “Deri tani, në më shumë se 50 vjet histori hapësire, asnjë person nuk është dëmtuar nga copat e satelitëve të rënë. ROSAT u lançua në vitin 1990 për një mision 18-muajsh, por u deklarua i mbyllur në vitin 1999. Disa copa të tij mbërrijnë në Tokë tani dhe disa të tjera në dhjetor.

© Panorama.al

Te lidhura