Kreu demokrat Sali Berisha, nga Lezha, është shprehur se zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe ministre për Energjinë dhe Infrastrukturën, nuk ka mbikëqyrur asnjë ditë punimet e inceneratorit të Tiranës.

Sipas Berishës, Balluku nuk i ka mbikëqyrur punimet sepse “e dinte që paratë i vidhte Edi Rama dhe se që në momentin e parë që do t’i mbikëqyrte do të detyrohej të mos rimbusonte asnjë qindarkë”.
Ndër të tjera ai tha se Balluku është “Lubia që s’ka pas ndonjëherë një të tillë ndonjëherë në trojet shqiptare të papërmbajtur në lakmira për para dhe luks.”
Berisha: Nuk do të ndodhë më kurrë që kryeministri të firmosë djegësa fantazmë. Lubia, që s’ka pas ndonjëherë një të tillë ndonjëherë në trojet shqiptare të papërmbajtur në lakmira për para dhe luks, 5 vite që duhej të mbikëqyrte punimet e djegësit, nuk i mbikëqyri asnjë ditë sepse e dinte që paratë i vidhte Edii Rama. Dhe e dinte se që në momentin e parë që do t’i mbikëqyrte do të detyrohej të mos rimbusonte asnjë qindarkë. Paratë do ua marrim këtyre ku i kanë fshehur
© Panorama.al











