“Të gjithë janë të blerë dhe gënjejnë”- Aktori Albano Bogdo kritika të forta kolegëve: Artistët janë një m*t i madh! Shqipëria në këtë gjendje për shkak të….

Dec 26, 2025 | 16:59

Aktori i humorit, Albano Bogdo, ka hedhur akuza të forta ndaj politikës për situatën kritike në vend dhe jo vetëm.

albano bogdo

Ai u tregua kritik edhe ndaj kolegëve, për të cilët u shpreh se “të gjithë ulin kokën dhe gënjejnë”, madje duke përdorur edhe një metaforë fyese.

“Doni politikë ju? Kjo është kartolina ime për vitin e ri, artistët janë një m*t i madh në Shqipëri. Të gjithë gënjejnë dhe të gjithë janë të blerë. Të gjithë ulin kokën se kanë frikë nga pronarët e mediave dhe askush nuk e thotë të vërtetën në sy, e vërteta është që ne jemi një komb fatkeq, dhe shyqyr që kemi këto festat që të takojmë dhe të puthim njëri-tjetrin”, u shpreh ai në emisionin “Quo Vadis”, në “Vizion plus”.

Aktori analizoi edhe situatën në Shqipëri, ku nxori në pah paradokset e jetës së qytetarëve shqiptarë, një vend që ka resurtet dhe burimet më të mira natyrore, por që paguan energjinë më të lartë dhe nuk ka ujë 24 orë në banesa.

Ai ia faturon këtë gjendje politikës, të cilët kanë gënjyer dhe nuk kanë siguruar jetesën minimale për qytetarët.

“Futemi në 10 vendet që kemi më shumë ujë për kokë dhe asnjë familje nuk ka ujë 24 orë. Dhe në këto hidrocentrale mund të ndërtohen me qindra hidrocentrale dhe mund ta kemi korrentin falas, fatura e energjisë është makthi më i madh i familjeve shqiptare”, theksoi ai.

Dhe më tej vijon duke komentuar gjendjen ekonomike dhe sociale të familjeve shqiptare, duke e krahasuar me atë të politikanëve apo zyrtarëve.

“Asnjë artist nuk del të thojë që paga u bë nga 400 në 500 mijë lekë të vjetra, 500 mijë lekë këta në pushtet kanë brekët, siç ua kapën mat aty. Brekët më të lira i kishin 500 mijë lekë, aq sa ne kemi pagën minimale. Si nuk del që nuk flet se ka 40 vjet që vidhet nafta, nuk po flas për vetëm për Ramën, por po flas për të gjithë bashkë, që nga Ismail Qemali e deri ky që është sot. Asnjë se rregulloi dot që të kemi ujë, drita dhe naftën tonë që del ta kemi ne. Duhet ta kishim falas dhe ne e kemi më shtrenjtë se kushdo tjetër në Europë”, deklaroi Bogdo.

© Panorama.al

Te lidhura