Të gjitha rrugët të çojnë te frigoriferi

Oct 9, 2011 | 13:50

Ja dhe vjeshta e kafenjtë…
Më duket se pavetëdijshëm, ndikuar pak ndoshta nga shijet e mia, kam lënë pak në hije recetat e mishit. E kuptova sot në drekë tek të gjithë porosisnin pjata me bazë mishi, vetëm atëherë u kujtova. Pastaj temperaturat tani me siguri që e tresin. Gjithashtu, ju kujtoj se pas shiut, më në fund kërpudhat nxorën krye. Janë gati, të freskëta, për t’u hedhur në tigan, por për këto të fundit, kemi dhënë disa receta në javët e shkuara, kështu që po mjaftohemi me një. Le të lëmë mishin këtë herë të nisë të bëhet pjesë e faqes për të zënë më vonë edhe më shumë vend.

Idet, xinxifet apo si t’i doni!
Disa i quajnë Ide (në Shqipërinë e Mesme), të tjerë XINXIFE (në Jug)KIMCA, shkodranët. Po le t’i quajmë Ide, meqë ka ky emër një farë ngjashmërie me vendin nga janë prodhuar së pari, në Indi mandej në Kinë dhe Lindjen e mesme. Fruti ka qenë i përdorur në mjekësinë kineze për më shumë se 4000 vjet. Sipas një studimi të publikuar Idja përmban kalium, fosfor, mangan dhe kalcium si minerale kryesore. Ka edhe sasi të lartë të natriumit, zinkut, hekurit dhe bakrit. Idet përmbajnë 20 herë më shumë vitamin C se fruti i qitros. Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve të frutave ndihmon të qetësojë stomakun, lehtësoje fytin, të shtyp oreksin, mbron shëndetin kardiovaskular, rrit metabolizmin dhe pastron enët e gjakut. Trupi kërkon 24 aminoacide të funksionojë dhe idet përmbajne 18 nga 24. Aminoacidet ndihmojnë në mirëmbajtjen dhe formimin e kockave, lëkurës, muskujve, gjendjen e humorit, hormonet, enzimat në trup. Ato janë gjithashtu thelbësore për ndërtimin e më shumë se 50.000 proteinave të bëra nga trupi njeriut. Aminoacidet ndihmojnë trupin në shërimin e plagëve dhe sëmundjeve. Nga një studim i publikuar thuhet se janë vërejtur efektet mbrojtese të ideve në mëlçi. U gjet se fruti mbron mëlcinë nga lëndimet në studimin qe u bë mbi minjtë. Idet gjithashtu ndihmuan për të eliminuar stresin oksidativ në mëlçi. Stresi oksidativ është kur format e radikaleve te lira në trup bashkëveprojnë me qeliza. Radikalet e lira mund të çojnë në shumë sëmundje. Eksakti i ujit i marr nga frutat e ideve u studjua nga Instituti i kërkimeve “Vaksina dhe Serum “në Iran. Një studim, i cili u botua në numrin shkurt të 2008 ne Cytotechnology, u konstatua se ky ekstrakt pengonte qelizat e tumorit dhe mund të ketë komponime të dobishme për përdorim medicinal. Kjo ishte veçanërisht e dobishme kundër qelizave Jurkat leukemic, të cilat janë të lidhura me leuçemine.

Fileto viçi me arra
Përbërësit:
Gjalp
Fileto viçi e freskët (rreth 800 gr)
Qumësht (gjysmë litër)
Arra (shihini me sy masën)
Vaj ulliri
Piper, majdanoz, kripë
Proshutë
Djath fontina

Përgatitja:
Për të arritur pajtën që shihni në foto, duhet të keni një fileto të madhe vicci e ta rrihni në mënyrë që të arrini një sipërfaqe të madhe . shtrojeni në tavolinë, vini përsipër proshutën sikundër duket, djathin, arrat, majdanozin dhe nisni lidhjen (duhet të jeni të kujdesshëm të mos hapet). Hidheni pastaj mishin ën një tigan me gjalpin për ta skuqur. Pasi të marrë ngjyrë në të gjitha anët, hidhni qumshtin dhe lëreni të zjejë. Deri në avullim.

Taliatele të freskëta me kërpudha pylli
Me 1kg miell dalin gati 1kg e gjysmë taliatelle (ose jufka i thone nga dibra).
Për këtë recetë përdoren vetem 500 gr jufka po te tjerat lerini te thahen mirë dhe i keni rezervë për herë tjetër. Nëse nuk doni të bëni rezervë përdorni vetëm 1/3 e masave të brumit.
Për brumin:
vezë 7 kokrra
miell 1 kg
pak kripe
qumesht 300 ml
Për salcën e kërpudhave:
Krem pana një pako 250 ml
kripe 1 luge kafeje
kërpudha 700 gr(porcini)
1 qepë e vogel
majdanoz një tufë
piper dhe 1 luge kafeje miell.
do edhe 1/2 gotë ujë ose verë të bardhë të cilësisë së mir
vaj ulliri 2-3 lugë gjelle
djath kackavall të grirë sipas dëshirës.

Përgatitja:
Së pari, bashkoni bashkë të gjithë përbërësit e brumit në një enë. Nisni t’i përzieni së pari me pirun deri sa të masa të nis e të bëhet e njëtrajtshme pastaj punojeni mirë me duar. Lëreni brumin për pak të vijë dhe pastaj ndajeni në toptha mesatar. Filloni t’i hapni në formë pete, spërkatini me mielle, mbështillini pas pecit dhe pritini me thikë. Lërini mënjanë të thahen pak ndërkohë që përgatisni salcën. Makaronat mund të duan edhe më tepër kohë se salca kështu që mudn t’i përgatisni edhe më parë. Për salcën hidhni në një tigan qepën e grirë imët me vej ulliri. Shtoni kërpudhat, kripën piperin dhe lërini të marrin pak ngjyrë skuqjeje. Shtoni verën e bardhë e pastaj panën që salsa të trashet e bëhet kompakte (pana është opsionale mund ta zëvendësoni me pak miell). Përzieni salsën em makaronat, shtoni majdanozin dhe djathin e grirë (grana ose parmizhano).

Stringocit e Michelle Obamës
Pas zgjedhjes së Barack Obamës si President, të gjitha televizionet e botës u vunë në garë për të dhënë lajmet më interesante lidhur me zonjën e parë. Pak minuta para regjistrimit të rubrikës sime, mikesha më telefonon: “Drejtori dëshiron të përgatisësh pjatën e preferuar të Michelle Obamës, stringocit. Meqë duhet të jesh gjithnjë brenda temës, hyra në internet dhe zbulova se stringocit ishin makarona tipike umbre, të bëra në shtëpi, të gjata. Michela ka plotësisht të drejtë: është pjatë e shkëlqyer!

Përbërësit:
Për makaronat:
200 gr miell 00
100 gr miell i zakonshëm
Kripë ujë

Për salcën:

350 gr proshutë në copëza
Vaj ulliri
3 vezë
Djathë pekorino
Piper i zi

Përgatitja:

Në një tas të madh përziejmë miellin me kripën dhe shtojmë pak ujë të vakur, duke e punuar brumin në fillim me pirun e pastaj me duar deri sa të bëhet një kulaç i ngjeshur, por i shkrifët. E lëmë në qetësi për një orë të mbështjellë me letër alumini, pastaj e hapim një petë të trashë me pec, jo me makinë, sepse bëhet e hollë (edhe sepse makinën nuk e kemi të gjithë). Meqë forma e makaronës do specialistë, mund t’i prisni thjesht në taliatele të zakonshme me thikë. Për salcën, kaurdisni pançetën në tigan me pak vaj ulliri. Në një tas rrihni vezët me 3 lugë djathë pekorino. Kulloni makaronat (duan shumë pak të ziejnë) hidhini në tiganin e pançetës shtoni vezët dhe përziejini me shpejtësi. Servirini me pekorino dhe piper të zi.

[email protected]
Dërgoni recetat tuaja!

© Panorama.al

Te lidhura