Stomaku mbi të gjitha
E keni vënë re që njerëzit po bëhen gjithnjë e më shumë të dhënë pas shijes. Edhe ata që dikur hiqeshin si indiferentë nuk po i rezistojnë dot tundimit të atyre të tjerëve që flasin vetëm për
restorante të reja që sapo kanë provuar, apo eksperimente që sapo kanë bërë në shtëpi, e që i ka lënë pa mend. Ndryshime të tilla ka pasur edhe më gjerë se kaq, jo vetëm në radhët e ‘pirunëve të mirë’ të zakonshëm. E njihni Bendetta Parodin, gazetaren e njërit prej kanaleve të Mediaset, Italia 1, që për thuajse 8 vite drejtonte edicionet qendrore të lajmeve? E pra, Benedetta ishte lodhur nga kronikat e zeza, minutazhet e kronometruara të kronikave, rigorozitetit të studios së lajmeve e të tjera si këto. I braktisi të gjitha dhe ia nisi nga e para, në një territor të pashkelur më parë. Një emision kuzhine që xhirohet drejtpërsëdrejti në shtëpinë e saj dy mëngjese të javës. I shoqi dhe fëmijët e kanë toleruar zhurmën e rrëmujën e zonjës së shtëpisë, sepse, nga ana tjetër, kanë përfitime të tjera; lëpijnë gishtat sa herë që ngrihen nga tryeza. “Zgjedhje e guximshme kjo e imja? Ndoshta. Por besomëni, kurrë nuk kam qenë më e lumtur”, thotë Benedetta për iniciativën e saj që e çoi edhe më tej, duke i përmbledhur një pjesë të recetave në një libër që së fundi ka ardhur edhe në shqip “Gatuaj e Shijo”, nga Shtëpia Botuese “Dituria”. Benedetta ka përmbledhur aty 243 receta të thjeshta e të shpejta për të gjitha shijet, të ndara në tri rubrika: Në familje, për miqtë dhe darkë romantike kokë më kokë. Po marrim nga një prej të triave e të shohim se çdo na dalë, të tjerat mund t’i gjeni në libër. Shikoni, se mos provoni vetëm këtë të rubrikës së fundit ë?
Në familje…
Pene me pançetë të tymosur dhe fasule(pjatë e parë)
Kjo është pjata klasike të cilën burrat
përvishen ta gatuajnë me gjithë qejf…
Përbërësit (3-4 persona):
400 gr pene (lloj makarona)
1 qepë
150 gr pançetë
1 kavanoz fasulesh të kuqërremta (mund t’i zieni edhe vetë nëse e keni kohën me pashë J)
1 degëz rozmarinë
Djathë pekorino i grirë
Përgatitja:
Kaurdisim qepën me pançetën, mbas pak shtojmë fasulet me gjithë lëngun që përmban kavanozi. E lëmë lëngun të shterojë dhe pastaj shtojmë kripë, piper të zi e rozmarinë. Ziejmë penet (al dente) i kullojmë, i përziejmë me salcën dhe i shtojmë në fund djathin e grirë në sasi të ndjeshme.
Për miqtë
Karkaleca të mëdhenj me pure speciale (pjatë e dytë)
Kjo është pjata klasike ku karkalecat e
ngrirë, ata të mëdhenjtë gatuhen më së miri dhe njëkohësisht na kursejnë mjaft.
Përbërësit:
½ kg karkaleca të mëdhenj
Vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
Lëngu i gjysmë limoni
Pak salcë worcester(e gjeni të
gatshme)
2 lugë kafeje rigon i tharë)
1 spërkatje brandy
Kripë e piper i zi
Për purenë
4 patate të ziera të shtypura
300 ml pana e lëngshme (mund të përdorni edhe qumështin normal)
Përgatitja:
Kaurdisim në tigan hudhrën e shtypur dhe përziejmë karkalecat, shtojmë lëngun e limonit, salcën ëorcester, rigonin, kripën, piperin dhe i spërkasim me brandy. I ziejmë fare pak minuta dhe i lëmë të vaken. Ndërkohë, në mikser hedhim patatet me kripën dhe panën ose qumështin. Servirim karkalecat me pure patatesh, duke e spërkatur purenë me lëngun e zierjes.
Rizoto dimër i ëmbël (pjatë e parë)
Ndokush mund të bëjë vërejtjen se një rizoto kaq i pasur gjatë një darkëze romantike mund të jetë pak i rëndë, dhe mund të ftohtë shpirtrat e vluar të mbrëmjes. Por nëse nuk e teproni, do t’i keni energjitë…
Përbërësit:
200 gr oriz
)kokërrgjatë)
30 gr gjalë
1 qepë
2 kërpudha mesatare (ose porcini të ngrira)
½ molle
4 thelpinj arre
Lëng pule ose dadoje
100 gr djathë fontinë
Kripë e piper i zi
Përgatitja:
Skuqim qepën e prerë hollë me pak gjalpë dhe kur ajo merr ngjyrë shtojmë kërpudhat, mollën e qëruar dhe arrat. Të gjitha të prera në copa të vogla. Hedhim orizin dhe e kaurdisim bashkë me përbërësit e tjerë. Fillojmë t’i shtojmë lëng derisa të ziejë (al dente). Hedhim edhe pak gjalpë dhe djathin, më pas e rregullojmë me kripë e piper të zi.
E ëmbla hurmë!
Në këtë muaj me siguri shumë prej jush kanë shijuar frytet e hurmës. Pema që prodhon këtë frutë të sheqerosur vjen nga Japonia dhe Kina. Në mjekësinë tradicionale kineze, hurmat janë përdorur për të trajtuar probleme si astma, infeksionet e mushkërive, hemorroidet, diarre dhe shumë të tjerë. Hurma është një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, vitaminës C dhe kaliumit. Hurma e gjelbër është e pasur me tanin dhe i jep një shije të fortë e të ashpër, kështu që ju duhet ta hani vetëm frytin plotësisht të pjekur. Hurma e pjekur është shumë e ëmbël: ajo përmban një sasi të lartë të sheqernave në glukozë dhe proteina. Ajo ka veti diuretike dhe laksative dhe rekomandohet veçanërisht për ata që vuajnë nga mëlçia, në të kundërtën për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit ajo është e ndaluar për ata që vuajnë nga diabeti apo që vuajnë nga obeziteti. Përfitimet më të rëndësishme shëndetësore të hurmës janë vetitë e saj anti kancerore në përmbajtje të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A. Ky frutë mund të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe është e rekomandueshme që të konsumohet nga duhanpirësit kronike. Duke qenë një burim i shkëlqyer i hekur, hurmat mund të jenë shumë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga anemia. Për shkak të një përmbajtje të lartë të jodit, konsumi i rregullt i këtij fryti ndihmon në përmirësimin e funksionit të gjëndrës tiroide, dhe kjo është një nga vetitë më të vlefshme të këtij fryti. Sigurisht, për t’i gëzuar të gjitha të mirat shëndetësore të hurmës është e rekomandueshme që të konsumoni fruta të freskëta. Ju mund të përdorni këtë fryt edhe për të ëmbëlsuar gojën në mëngjes.
[email protected]
Dërgoni recetat tuaja!











