Tare mbrohet: Nuk e ofendova gjyqtarin Banti

Apr 7, 2011 | 13:03

Gjykatësi e ka skualifikuar për 1 muaj drejtorin sportiv të Lacios, Igli Tare, me akuzën se drejtuesi shqiptar, në përfundim të ndeshjes në “San Paolo”, ndërmjet Napolit dhe Lacios, ka ofenduar rëndë gjyqtarin Banti. Por dje, Igli Tare, është mbrojtur, duke treguar se nuk ka ofenduar gjyqtarin Banti në dhomat e zhveshjes: “Në përfundim të asaj sfide, të gjithë ishim të tensionuar, jo vetëm ne, por edhe drejtuesit e futbollistët e Napolit, nuk ishin të qetë. Në dhomat e zhveshjes nuk është se ndodhi ndonjë gjë e madhe. Unë i kam thënë vetëm dy fjalë arbitrit dhe as e kam kërcënuar, apo ofenduar atë. Kam pasur gjithmonë një raport të mirë me arbritrat, të cilin dua të vazhdoj ta ruaj”, ka pohuar Tare.

© Panorama.al

Te lidhura