Takohen liderët e financave, strategjia e krizës mungon

Oct 24, 2011 | 12:35

Liderët europianë ishin afër arritjes së marrëveshjes për një plan që do të rrisë kapitalin bankave të rajonit eurozonë me rreth 100 miliardë euro. Plani i rikapitalizimit të bankave ishte pjesa më e thjeshtë e tri temave të forta në Samitin e vendeve të BE-së, në Bruksel. 17 vendet anëtare të eurozonës po përpiqet të arrijnë marrëveshje të rëndësishme ekonomike e financiare, duke i zgjatur diskutimet e tyre deri të mërkurën. Ndërsa plani për bankat ishte pothuajse i përfunduar, kanë mbetur mosmarrëveshje mbi dy temat e tjera që do të diskutoheshin në Samit, si fondi i zgjerimit të paketës së ndihmës në bllok prej 440 miliardë eurosh dhe ajo që është më kritike, marrëveshja mbi borxhin publik të Greqisë ndërmjet një ristrukturimi kompleks. Ka ende mosmarrëveshje, për shembull, sa të shiten bonot e qeverive të eurozonës. Ministrat e Financës së BE-së kanë diskutuar të shtunën në një seancë që zgjati dhjetë orë për bankat. Ideja është për të përdorur paratë (rreth 100 miliardë euro) për të ngritur një masë kyçe të kapitalit të bankës në 9 për qind. Kjo do të aplikohet në rreth 90 banka të rëndësishme.  Tri çështjet: Greqia, fondi i shpëtimit dhe plani i bankave, janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Masa e rikapitalizimit të bankave varet nga sa do të kërkohet prej kreditorëve privatë të Greqisë.

Italia si Greqia, thirrje për reforma
Në Samitin europian, Italia u përmend nga Franca dhe Gjermania si vendi më problematik pas Greqisë. Vendit iu bë thirrje të kryejë reformat e duhura ekonomike për të evituar një skenar të ngjashëm me atë të Greqisë, në prag të falimentimit. “Unë dhe Kancelarja Merkel kemi takuar Berluskonin dhe Papandreun për t’iu kujtuar përgjegjësinë që kanë dhe vendimet që duhet të marrin”, tha Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, në konferencën për shtyp.

© Panorama.al

Te lidhura