Tadic s’heq dorë: Edhe Evropa, edhe Kosova

May 17, 2012 | 9:10

Kandidati presidencial i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadic ka thënë se nëse fiton në zgjedhjet e 20 majit nuk do të ndryshojë politikën “Edhe Evropa, edhe Kosova”.

“Nuk do të heq dorë nga kjo politikë”, ka thënë Tadic gjatë duelit televiziv me kundërkandidatin e Partisë Progresive Serbe, Tomisllav Nikollic.

Ky i fundit ka thënë se çështja e Kosovës duhet të negociohet, por ka akuzuar Tadicin se u shmanget përgjegjësive dhe nuk do që brenda Serbisë të arrihet konsensusi për politikën ndaj Kosovës.

Me politikën “Edhe Evropa, edhe Serbia”, Tadici këmbëngul edhe në rrugën evropiane të Serbisë, edhe në siç thotë ai sovranitetin e shtetit serb mbi Kosovën.

Në zgjedhjet presidenciale të 6 majit, Tadici dhe Nikollici kanë fituar më së shumti vota, por asnjëri numrin e mjaftueshëm për të shmangur balotazhin

© Panorama.al

Te lidhura