Tabela zyrtare: Të pastrehët, rritet çmimi për shtëpitë

Nov 25, 2011 | 9:37

Sa do të kushtojë një metër katror i apartamenteve që do të blejë Enti i Banesave në Tiranë dhe 30 qytetet e tjera.

Vlera që do të merret si bazë për blerjen e apartamenteve për të pastrehët.

Qeveria miratoi dy ditë më parë tabelën me kostot përkatëse për secilin qytet në vend, si dhe koston mesatare sipas sipërfaqes së shfrytëzimit, çka reflektonte një rritje me 1.8 mijë lekë krahasuar me koston mesatare të miratuar në 2010-n. Kjo rritje vlerësohet të ketë ardhur kryesisht nga forcimi i euros dhe shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit. Shifrat e INSTAT-it kanë konfirmuar një rritje të kostos së ndërtimit në vend përgjatë vitit 2011. Duke iu rikthyer tabelës së Entit të Banesave, rritjen më të madhe krahasuar me një vit më parë sa i përket sipërfaqes së shfrytëzimit, e kanë pësuar Librazhdi, Elbasani dhe Tepelena, me përkatësisht rritje prej 3 mijë lekësh për metër katror. Ndërkohë që e njëjta rritje, mbi 2 mijë lekë, vlen për këto qytete edhe sa i përket çmimit sipas sipërfaqes së ndërtimit. Tirana nuk i ka shpëtuar rritjes së kostos, e cila nga 34.2 mijë lekë që ishte në 2010-n, për 2011-n ka kapur vlerën 36.4 mijë lekë. Kuçova duket se është qyteti që është shtrenjtuar më pak krahasuar me të dhënat e 2010-s, ku mesatarja sipas sipërfaqes së shfrytëzimit është rritur me vetëm 373 lekë dhe nga 35.6 mijë lekë është bërë 36 mijë lekë. Llogaritja e kostos mesatare të ndërtimit bëhet çdo vit nga Enti Kombëtar i Banesave, i cili merr parasysh një kompleks banesash dhe bëhet një mesatarizim i tyre për të marrë një rivlerësim sa më afër reales.

Kosto mesatare e Çmimeve te Entit Kombetar te Banesave

ADI SHKEMBI

© Panorama.al

Te lidhura