TABELA/ Cilët janë deputetët e Kuvendit që kanë rrogat më të larta

Jul 24, 2019 | 11:54

Gazeta “Panorama” sjell të zbardhur pagesat që janë bërë në thesarin e shtetit për rrogat e secilit prej deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë por edhe përfitimet financiare që ata marrin për shkak të statusit të deputetit.

Në një llogaritje të thjeshtë, një deputet i Kuvendit të Shqipërisë merr afërsisht 260 mijë lek në muaj që vijnë nga rroga fikse si edhe përfitimet e tjera si rimbursim karburanti, telefoni, qiraje, hotele, honorare komisionesh etj.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, së bashku me dy nënkryetarët, Vasilika Hysin dhe Myslym Murrizi, marrin më pak përfitime për shkak se ata gëzojnë të ardhura nga një institucion tjetër.

Ruci-Murrizi111

Duke qenë se janë drejtues të institucionit, ata shoqërohen nga Garda e Republikës dhe karburantin e makinës, rrjedhimisht, ia jap ky institucion që varet nga Ministria e Brendshme.

Gjithsesi, paga e tyre në krahasim me pjesën tjetër të deputetëve është më e lartë. Ruçi merr rreth 40 mijë lekë më shumë sesa deputetët e tjerë, ndërsa dy nënkryetarët e Kuvendit marrin rreth 30 mijë lekë më shumë.

Edhe kryetarët e komisioneve parlamentare dhe kryetarët e grupeve parlamentare përfitojnë më shumë të ardhura për shkak se kanë pozicion drejtues në Kuvend.

11logo

22logo

33log

Muaji qershor

4

5

6lo

7logo

© Panorama.al

Te lidhura