Nëse nuk keni dëgjuar për dietën shtatë-ditore të supës, ja mënyra si mund të zbuloni më tepër se si supa mund të ndryshojë jetën tuaj.
Ky program shtatë ditor është i shkëlqyer dhe përmban supë lakre, e cila djeg yndyrnat. Për më tepër, lakra është një nga produktet e kësaj periudhe dhe mund të shijojë së tepërmi, kështu që mund ta konsumoni sa herë që të jeni të uritur.
Kjo supë nuk shton kalori. Kështu, ndërkohë që hani, ju humbisni në kalori. Në fakt, funksionon si ushqim me kalori negative, pra, që shpejton metabolizmin tuaj dhe si rezultat do të digjni më tepër kalori se sa do të merrni. Përveç kësaj, ju edhe do të detoksifikoheni dhe dobësoheni.
Përpiquni të mos humbisni asnjë ditë nga kjo dietë. Nëse duhet të udhëtoni apo keni një ditë shumë të ngarkuar, merreni supën me vete në termus. Kosnumojeni atë sipas planit të dietës, i cili është i shpjeguar më poshtë.
Kjo dietë është marrë nga Sacred Heart Memorial Hospital. Dieta ishte krijuar për humbje shumë të shpejtë peshe përpara një ndërhyrjeje kirurgjikale te pacientët me sëmundje të zemrës, të cilët ishin mbipeshë. Ajo ishte lëshuar me recetë nga Ed Kasper L.Ac, Akupunkturist dhe Herbalist.” (Food, by Rita, 7 Day Cabbage Diet Fat-Burning Soup)
Megjithatë mund të shkaktojë kequshqyerje nëse konsumohet vetëm ky ushqim për një periudhë të gjatë.
Kur ndiqni një dietë duhet të pini shumë ujë të freskët. Nëse dëshironi të rrisni përfitimet e sistemit tretës nga bakteriet mund të përfshini edhe kombucha në dietë.
Më poshtë janë disa mënyra se si të përgatisni supë. Megjithatë, vetëm dy prej tyre janë të përshkruara këtu. Receta origjinale e supës me lakra dhe një version i modifikuar i saj, që është gjithashtu e mahnitshme, sepse është organike. Nuk përmban perime të konservuara ose përzierje supash.
Përbërësit
1 lakër e madhe, e prerë në copa që janë të vogla
230 gr fasule jeshile
2 speca jeshilë, të prerë në feta
6 qepë jeshile të mëdha, të prera në copa
1 qepë
1 tufë selino e prerë
1.4 kg karota, të prera në copa
500 gr domate të prera në kube
Kripë
Piper
Përgatitja
Thjesht hidhni të gjithë perimet në tenxhere. Shtoni erëzat, mbulojini me ujë dhe lërini të vlojnë për 10 minuta dhe më pas reduktoni nxehtësinë. Perimet duhet të gatuhen derisa të zbuten.
Supa dietike organike me lakra
Përbërësit
1kokë lakër e madhe, e copëtuar
1 qepë e madhe e prerë në forma kubike
1 spec poblano (lloj speci jeshil), i prerë në formë kubike
1 spec zile, i prerë në formë kubike
1 thelpi hudhër, i prerë
450 gr kërpudha, shiitake, të prera
Ujë të pastër dhe të freskët, pa minerale apo klor
1 algë deti kombu, e shpëlarë dhe e prerë
1 pras, i shpëlarë dhe i prerë
1 kg domate, të copëtuara
Lëng mishi
piper
shumë erëza
kripë (sipas dëshirës)
Në pak vaj vegjetal ose vaj kokosi tiganisim të gjithë perimet, përveç domateve dhe lakrës. Më pas i vendosim në tenxhere dhe shtojmë domatate dhe lakrën. I mbulojmë me ujë dhe i lemë të vlojnë. Ulim temperaturën dhe i lemë të ziejnë derisa perimet të zbuten dhe shtojmë më pas pak erëza të freskëta ose të thata dhe i ziejmë për 5 minuta. I rregullojmë për shije. Mund t’i përgatisim edhe në tenxhere prej balte për 6-8 orë.
Plani i dietës
Dita 1: Hani vetëm supë (të mësipërmet) dhe fruta. Mund të pini edhe çaj pa sheqer, ujë të pastër, lëng boronice ose kombucha. Konsumoni të gjithë llojet e frutave, por evitoni bananet.Mund të hani më tepër shalqi dhe pjepër, meqënëse nuk kanë shumë kalori.
Dita 2: Hani vetëm supë dhe perime. Mënjanoni bananet, dardhat dhe misrin dhe hani perime jeshile, me gjethe. Për darkë mund të konsumoni patate të madhe të lyer me gjalpë. Nuk lejohen frutat.
Dita 3: Hani supë dhe të gjithë llojet e perimeve dhe frutave që dëshironi, por mos konsumoni patate të pjekura në mbrëmje. Duhet të humbisni 2.2-3.2 kg për tre ditë nëse e ndiqni mirë këtë dietë.
Dita 4: Ditën e katërt konsumoni vetëm banane dhe qumësht pa yndyrë. Edhe bananet dhe qumështi përmbajnë shumë kalori dhe karbohidrate, por gjatë kësaj dite trupi juaj ka nevojë për kalium, karbohidrate, proteina dhe calcium për të pakësuar ndjenjën e urisë për ëmbëlsira. Mos hani më tepër se 3 banane. Pini shumë gota me ujë së bashku me supën.
Dita 5: 200-500 gr mish viçi ose qingji, jo më shumë se 6 domate organike, gluten gruri (seitan), mish pule (pa lëkurë), fasule aduki, peshk. Konsumoni proteina me origjinë nga kafshët të cilësisë së lartë, pa hormone ose antibiotikë. Përpiquni të pini të paktën 6-8 gota ujë. Acidi urik duhet të nxirret jashtë trupit. Konsumoni supën të paktën njëherë gjatë ditës.
Dita 6: Konsumoni sa më shumë të mundeni gluten gruri, mish viçi, peshk ose qingj, apo pulë pa lëkurë, fasule aduki së bashku me perime. Si shtesë mund të konsumoni 2-3 biftekë me perime me gjethe jeshile. Gjatë kësaj dite mos konsumoni patate të pjekura. Sigurohuni që të konsumoni supë të paktën njëherë gjatë ditës.
Dita 7: Fruta të paëmbëlsuar, perime dhe oriz kaf. Nuk ka limit për konsumimin e frutave dhe perimeve, por hani supë të paktën njëherë në ditë.
Nëse ndiqni mirë rregullat, në fund të ditës së shtatë do të humbisni 4.5-8 kg.
Këshillohet që gjatë kohës që ndiqni këtë dietë të mos konsumoni pije alkoolike apo pije që përmbajnë kafeinë, si dhe pasta, bukë apo ushqime të skuqura. Njerëzit kanë sisteme tretës të ndryshëm, ndaj dieta mund të ndikojë ndryshe në organizma të ndryshëm dhe mund të japë rezultate të ndryshme. /shije/
© Panorama.al











