Sulmuesit të Kombëtares i doli emri te rivalët, CEO i klubit “mbyll derën”: Është i yni dhe…

Jun 28, 2026 | 14:58

Në Rusi është kthyer sërish vëmendja te Mirlind Daku. Një lajm ku tregohej për interesimin e Spartak Moskës ndezi merkaton.

Screenshot 2026-06-28 141959

Sulmuesi i Rubin Kazan ka vuajtur jo pak dëmtimet, megjithatë mbetet nga sulmuesit më efektivë të kampionatit rus. Sa i përket të ardhmes së Dakut, CEO i Rubin Kazan ka vendosur të flasë.

Aleksandër Aibatov si drejtor i përgjithshëm tregon se nuk ka oferta zyrtare për Dakun. Për më tepër, klubi po i bën llogaritë me të për të ardhmen.

“Nuk ka asnjë ofertë zyrtare për Dakun nga Spartaku apo ndonjë skuadër tjetër. Është lojtari ynë dhe po i bëjmë llogaritë me të”, u shpreh CEO i klubit për “SE”.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura